Imer Mushkolaj

Mushkolaj: S’ka asgjë më fyese se pensionistët të lajmërohen në shtet se a kanë vdekur a janë gjallë

Opinionisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar qeverinë për procedurat që aplikon ndaj pensionistëve për të dëshmuar se jetojnë.

Mushkolaj ka thënë se s’ka asgjë më fyese se pensionistët të lajmërohen në shtet për të dëshmuar se a janë gjallë apo kanë vdekur.

“Nuk ka asgjë më vështirë për pensionistët sesa të shkojnë e të lajmërohen në shtet çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se nuk kanë vdekur, se ende janë gjallë. Shteti duhet ta heq sa më shpejt këtë procedurë që fyen dinjitetin e njeriut dhe të gjejë mekanizma të tjerë për verifikimin e pensionistëve”, ka shkruar ai.