Gazetari Imer Mushkolaj ka komentuar vendimin e Qeverisë për ta urdhëruar Agjencinë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastririn e Deçanit.
Kurti e kishte kundërshtuar ashpër këtë gjë, madje duke e quajtur vendim i Millosheviqit që s’mund të zbatohet në këtë shekull.
Mushkolaj ka thënë se me të njejtin arsyetim Kurti nesër do ta themeloj edhe Asociacionin.
“Njësoj si për Manastirin e Deçanit, Albin Kurti nesër do të arsyetohet edhe për themelimin e Asociacionit. Pra, do të vazhdojë ta cilësojë të dëmshëm – ama do ta zbatojë.” – ka shkruar ai.
VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson







