Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike, duke deklaruar se presidentja Vjosa Osmani po vepron prej kohësh në harmoni me strategjinë politike të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas Mushkolajt, Osmani nuk po shfaq më pavarësinë e dikurshme politike, por po funksionon brenda “skenarit” të kryeministrit. Komenti i tij vjen në një periudhë tensionesh dhe debatash për rolin institucional të presidentes dhe marrëdhëniet brenda pushtetit.

Osmani sot shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetori, ashtu siç kërkoi Kurti dhe VV-ja. /Ballkani.info/