Analisti kosovar, Imer Mushkolaj, i cili ishte pjesë e një debati televiziv sonte përballë deputetit njëherësh edhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, ka vazhduar replikat ndaj deklaratave të deputetit Hoti edhe në rrjetet sociale.

Mushkolaj ka thënë se sa i përket deklaratave të deputetit Hoti në ‘futjen e duarve’ të partive politike në institucione edhe LDK nuk ka mbetur anash, duke i përmendur rastin e punësimit të ish- këshilltarit të Isa Mustafës, Sokol Havollit, në BQK, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë i Mushkolaj:

Veç sa me e plotësu debatin me Avdullah Hotin, sa i përket “futjes së duarve” të partive nëpër institucione e agjencione: Sokol Havolli është zgjedhur, para pak muajsh, zëvendësguvernator i BQK’së si pjesë e pazareve të LDK’së me PDK’në. /Ballkani.info/