Mushkolaj për standardet e Kurtit: Kushërinjtë më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak

Analisti Imer Mushkolaj, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se gjërat që kryeministri Kurti i shihte si jo të duhura për të ndodhur gjatë periudhës kur ishte në opozitë, tashmë i konsideron si normale.

Gjatë kohës kur kryeministri Kurti ishte në opozitë, Mushkolaj ka thënë së fliste për parime e standarde qoftë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ndërkohë tash kur Kurti është në krye të qeverisë nuk mund të flasim për shumë parime, të paktën sa i përket dialogut”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti Mushkolaj ka diskutuar dhe rreth rastit të ish-kryetarit të Degës së VV-së në Mitrovicë, i cili tashmë ka postin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjës Ibër Lepens.

“Dhe kjo si disa të tjerë, para këtij rasti nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe duhët t’i kujtojnë Kurtit që kjo nuk është në rregull”, ka theksuar Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë së ato standarde që Lëvizja Vetëndosje i ka vendosur dikur më nuk qëndrojnë.

“Dhe kusherinjtë më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak, çuditërisht dalin më të mirët në konkursë dhe vihen në krye të detyrave”.