Mushkolaj për rritjen e rasteve me COVID-19: Ndoshta hala ka faj Avdullah Hoti

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas rritjes drastike me virus.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për këtë rritje

Postim i plotë i Mushkolajt:

Kur erdhi në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i merrte meritat për uljen e numrit të të infektuarve me Covid-19.

Thoshte se po menaxhonte mirë situatën. Tash, kur shifra ditore e të infektuarve i është afruar 900’shit, qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe masa për situatën alarmante.

Apo ndoshta hala ka faj qeveria e Avdullah Hotit