Mushkolaj për emërimet në borde nga qeveria Kurti: Kështu nuk çkapet shteti

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, e ka kundërshtuar emërimin e anëtarëve të VV-së në borde të ndërmarrjeve publike.

Ky model i emërimeve, sipas Mushkolajt, është ndëshkuar nga qytetarët më 6 tetor.

Mushkolaj thotë se kështu nuk çkapet shteti, duke shtuar se ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.

Shkrimi i plotë i Mushkolajt:

Emërimet politike nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike i takojnë modelit, të cilin qytetarët e kanë ndëshkuar më 6 tetor. Kështu nuk çkapet shteti. Ata që iu duartrokasin këtyre veprimeve veç ia bëjnë një argat kapjes së shtetit.