Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Kjo e fundit tha sot pas një bisede telefonike me presidentin Thaçi se Kosova duhet të ndërtojë marrëdhenie të mira me Serbinë, duke kërkuar edhe heqjen e taksës për mallrat serbe.

“Federica Mogjerini po thotë që taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja nuk ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Me kë me ndërtu marrëdhënie të mira, oj loçkë? Me Serbinë që t’lufton çdo ditë? Pse s’po i bën thirrje Serbisë me e lonë Kosovën rahat?”, ka shkruar Mushkolaj. /Ballkani.info/