Imer Mushkolaj

Mushkolaj-Pecit: Prokurori sot është dashur të pres te dera, keni bërë akuza të rënda ndaj zonjës Musliu

Analisti Imer Mushkolaj në ballafaqim të drejtpërdrejt me Ministrinë e Bujqësisë, Faton Peci, ka diskutuar me ngjarjen e sotme që ndodhi me deputeten e PDK’së znj.Ganimete Musliut.

Mushkolaj ka kritikuar ashpër ministrinë në fjalë duke thënë se akuza e tij karshi deputetës Musliu „Ndaç gjuni me ujë ndac me pluma, se s’ka birë nanen që um ndalë“.

Analisti Mushkolaj tha se në këtë rast policia është dashur të ju pret të dera e komisionit, sepse nuk jeni „ju ministër me drejtu gishtin“.

Diskutimi i plotë:

Imer Mushkolaj: Kjo është një akuzë e rënë sepse nuk është vërtetu, ndac gjuni kujt po i thuni. Rrjedhimisht po i thuni PDK. Po e vendosni në rrafshin që qysh i keni vra tjerët, jam i rrezikuar edhe unë.

Kur thuni ‚‘ndaç gjuni me pluma”. Në raste normale ni prokuror u dashtë met pritë te salla e komisionit. Janë akuza të rënda.

Znj Musliu ka pasur debat edhe më herët me ju. Ajo është ankuar që nuk i keni njoftuar bujqit. Unë jam ka e kuptoj liogjikën e një ministri të ri, por mënyra se si e keni menagjuar me zxnj,deputeten.

Faton Peci: Ka politikan që janë gju me pluma.

Imer Mushkolaj : Ju nuk i thatë asni deputetit të VV’së e as të LDK, dmth PDK ka gju me pluma.