Imer Mushkolaj

Mushkolaj në Ditën e Veteranit: Urime krejt veteranëve të vërtetë, e turp për të gjithë mashtruesit

“Sot është Dita e Veteranit të UÇK-së. Urime krejt veteranëve të vërtetë e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fitu me dallavere”, kështu ka shkruar analisti Imer Mushkolaj në Ditën e Veteranit.

Madje ai ka shtruar pyetjen se si ndihen ata që me të vërtetë luftuar, e që përfitojnë e vlerësohen njësoj sikurse edhe mashtruesit.

“Sot është Dita e Veteranit të UÇK’së. Urime krejt veteranëve t’vërtetë, e turp për të gjithë mashtruesit që certifikatën e veteranit e kanë fitu me dallavere, e kanë ble me pare dhe paguhen me pare tonat. Athu qysh nihen sot ata që përnime kanë luftu, por që përfitojnë e vlerësohen njësoj si mashtruesit ordinerë?”, ka shkruar Mushkolaj.