Analisti

Mushkolaj: Largimi i billbordeve në Zveçan veprim popullist nga ministri Sveçla e Krasniqi

Largimin e billbordeve ilegale në komunën e Zveçanit, analisti politik, Imer Mushkolaj e ka cilësuar si veprim popullist nga dy ministrat, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi.

Ai në “Debat Plus”, tha se ky veprim është bërë për ta treguar forcën dhe praninë e Kosovës në veri.

Ai theksoi se ky veprim  në praktikë nuk ka ndonjë dobi.

“Nuk e di me cfarë rregullore ndalohet em publiku fotografi në billboard të presidentit të Serbisë. Për mua nuk është arsyetim se po I heqim fotografitë e diktatoreve. Vuciqin e ke edhe në shkolla të gjuhës serbe. Mu duk veprim populist I ndërmarrë nga ministri Svecla dhe Krasniqi, me tregu që Kosova ka forcën me vepru kështu dhe kanë prani në veri”, tha ai.

Ai tha se prania e Serbisë në Kosovë është më e thellë se sa disa billborde ilegale.

“Heqja e bilbodrdit popullist, prania e Serbisë në Kosovë është më e thellë se një foto e Vuciqit ose e Putinit. Qeveria do duhej të marrë masa me zbutë praninë e Serbisë në Kosovë…”, tha ai.

Sipas Mushkolajt, heqja e billbordeve është bërë për konsum të brendshëm politik.