Mushkolaj: Kurti u tregua i padrejt dhe joserioz me LDK-në

Konferenca e jashtëzakonshme e kryeministrit Albin Kurti e ka zënë në befasi edhe partnerin e koalicionit, LDK-në.

Kjo parti e ka kuptuar planin e Kurtit në kohën e konferencës, sikurse edhe opinioni publik.

Zyrtarët e LDK-së janë në konsultime mes vete, për të dhënë përgjigjen e duhur për propozimin e kryeministrit. Por, publikisht disa individë kanë dalë me qëndrime të ndryshme.

Zv/kryeministri Hoti ka thënë se me këto kushte, LDK-ja nuk e voton pezullimin e taksës, e nënkryetari, Lutfi Haziri e ka përkrahur parimisht hapin e Kurtit.

Për këtë ka reaguar edhe analisti i njohur, Imer Mushkolaj. Ai e ka quajtur të padrejt dhe joserioze këtë që ka bërë Kurti.

“Është e padrejtë dhe joserioze nga ana e Albin Kurtit që të bëjë propozime e të marrë vendime pa pajtimin e partnerit në koalicion, LDK’së, me të cilën ndan pushtetin përgjysmë”, ka thënë Mushkolaj. /Ballkani.info/