Analisti, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Jemi shtet i pavarur, e kemi qeverionë etj. Sduhet me harru që smundemi me shku tutje pa mbështetjen amerikane. S’mundemi, me rrumbullaksu shtetësinë, se kemi ende, smund ta gënjemjmë veten, smund të themi jemi shtet i fortë e vendosim vet. Sot sovraniteti i shtetit është i diskutueshëm edhe në BE e aq më pak kur Kosova ka një situatë me Serbinë. Nuk përjkashtohet mundësia që Serbia me sulmu nëjsoj si me Banjskën. Duhet me pa këtë situatë qeveritatët me mendje pak më të ftohët. Vendimet që i marrin si shtet i pavarur, por me qenë të kudjesshëm që veprimet munden me shkaktu probleme në një situatë të ndieshme që jem”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se pavarësisht që jemi shtet i pavarur, nuk mund të “gënjejmë” vetën dhe të themi se jemi shtet i fortë dhe vendosim vetë.

“E aq më pak në një situatë që e ka Kosova me Serbinë, Serbia vazhdon me qenë shtet armiqësor karshi Kosovës, nuk përjashtohet mundësia që përsëri të bëhet ndonjë sulm të ngjashëm me Banjskën. Në këtë situatë besoj që qeveritarët duhet ta shohin situatën me mendje pak më të ftohtë dhe të jenë më të kujdesshëm se si këto veprime, në një moment të caktuar mund të shkaktojnë situatë të ndjeshme”, ka shtuar analisti.

Mushkolaj është shprehur se Qeveria e Kosovës ka thënë se disa herë e ka keqpërdorur marrëdhëniet e ShBA-së.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.

Tutje, ai është shprehur se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Ai ka thënë se dialogu mund të mos jetë vendi më i përshtatshëm për të diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës, por që tema e dinarit duhet të negociohet, pasi Kosova ka dhënë zotim për t’i mbrojtur komunitetet pakicë.

VIDEO BONUS: Deputetët s’kanë mandat me i cenu trupat tanë, protestë kundër deputetëve që e kundërshtuan Ligjin