VV-LDK

Mushkolaj, Konjufcës: Ia rrezikuat jetën Isa Mustafës, e tash po bashkëpunoni me të!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkëpunimi me LDK-së është në nivelin më të kënaqshëm të mundshëm dhe se po angazhohen bashkë për ta rrëzuar qeverinë e Ramush Haradinajt.

Megjithatë, për analistin Imer Mushkolaj, ky bashkëpunim është i pasinqertë dhe më shumë është farë.

“Ia keni rreziku jetën Isa Mustafës, ia keni sulmu shtëpinë me molotov, i keni vendos aso gozhda nën veturë, e tash po dëshiron bashkëpunim a”, ka pyetur Mushkolaj në debat Plus në Tv Dukagjini, transmeton Ballkani.info.

“Është bashkëpunim farsë, dhe nuk i besoj dhe kjo do të dalë së shpejti në sipërfaqe. Nëse me thoni ju që keni bo opozitë të fortë kundër, Ramushit, nuk ju besoj. Më thuaj veprimet që i ka bo VV-ja kundër Ramushit…”, ka thënë Mushkolaj. /Ballkani.info/