Mushkolaj: Ivanoviq është kriminel, jo hero siç e portretizon Kurti

Njohësi i rrethanave politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar lidhur me deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviq, I cili e portretizoi si hero atë.

Mushkolaj, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’ ka përkujtuar se Ivanoviq ka shërbyer si shef i grupit paramilitary “Rojat e Urës”, që kanë spastruar veriun e vendit nga shqiptarët.

“Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike.

“Ai ka qenë shef i paramilitarëve të  “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë”.

“Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. E vërtetë, vetëm se ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel”, përfundon ai.