Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës.

Ish – kryeministri Mustafa, këtë ide të presidentit e ka quajtur të pa pranueshme. Madje Mustafa ka thënë se “presidentit Thaçi tashmë i ka humbur busulla”, dhe se po bën veprime të papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese.

“Më e keqja është se presidenti i vendit e ka humbur totalisht busullën. Ai ma nuk ka busull për Kosovën dhe tani më nuk ka veprime të përgjegjshme për Kosovës. Detyrë e presidentit të vendit është të mbrojë kushtetutën e vendit. Kur e mbron Kushtetutën e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne kemi një president që një ditë zgjohet dhe thotë se do të korrigjojmë kufij duke marr Luginën e Preshevës dhe tani thotë e marrim Luginën e s’japim asgjë. Në këtë formë e nënçmon dhe denigron edhe qytetarin e Kosovës, sepse çdo njeri e din se s’mund të ia marrësh një pjesë e cila është në territorin e Serbisë pa i dhënë më shumë se që merr”, thotë ai.

E për këtë deklaratë ka reaguar analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj.

“Ka bo çmos me e zgjedh president, tash kishe po lypi me e shkarku. Pafytyrësi, hipokrizi”, ka thënë Mushkolaj.

Të kujtojmë se në kohën e koalicionit PDK-LDK dhe kur kryeministër ishte Isa Mustafa, Hashim Thaçi u pat zgjedhur president. Ka qenë pikërisht Isa Mustafa ai që i “detyroi” deputetët e LDK-së që të votonin për Thaçin. /Ballkani.info/