Debat

Mushkolaj i vë në siklet nënkryetarët e LDK-së: Isa Mustafa e kishte porositur një draft të Asociacionit

Analisti Imer Mushkolaj ka debatuar me nënkryetarët e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit në vend që lidhen me Asociacionin e komunave serbe.

Mushkolaj ka kritikuar Gazmend Muhaxherin i cili tha se ka dyshime që Kurti dhe Vuçiq mund të jenë marrë vesh për draftin e Asociacionit.

“Edhe unë ka dyshime se Isa Mustafa mund te jetë marrë vesh me Serbinë për parimet e Asociacionit. Nuk është mirë të futemi në teori konspiracioni. Shembull në kohën e Qeverisjes së LDK-së, kryeministri Isa Mustafa e kishte porositur një draft të Asociacionit. Drafti ishte bërë publik në vitin 2021. E kishte konfirmuar Enver Hasani. Nuk them që ka bërë keq, pasi si Kosovë e kemi marrë këtë obligim”, deklaroi Mushkolaj në RTV Dukagjini.

“Diçka të ne e kemi votuar vet para disa vitesh, nuk mund ta shesim sot si diçka të re. Asociacionin që ne e kemi pranuar si shtet. Ne e dimë që nuk kemi pranuar OJQ”.

Analisti ka shkuar edhe më tej duke thënë se edhe Marrëveshje e Rambujesë kishte paraparë autonomi për Kosovën dhe jo pavarësinë që e kemi sot.

Mirëpo sipas tij gjërat kanë rrjedhur si kanë rrjedhur për fatin tonë të mirë duke ardhur bombardimi i NATO-s.