Analisti kosovar, Imer Mushkolaj, ka kritikuar veprimet e opozitës së Kuvendit të Kosovës, pasi kjo e fundit kishte pasur mungesë të deputetëve në Kuvend edhe në ditët kur vetë e kishin thirrur Seancën.

Kësaj rradhe, analisti Mushkolaj, i është drejtuar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, pas një deklarate të deputetit Hoti, transmeton Ballkani.info.

Hoti ka ftuar AAK-në dhe partinë NISMA, që të tregojnë më shumë vendosmëri për ta ndalur Presidentin Thaçi, por në anën tjetër ishin disa nga deputetët e partisë së tij, që nuk ishin prezent në Kuvendin e Kosovës, ditën kur ishtë mbajtur Seanca për votimin e rezolutës të propozuar nga opozita.

Analisti Mushkolaj i ka cilësuar këto veprime si ‘hipokrizi’.

Postimi i plotë i Imer Mushkolajt në Facebook:

Avdullah Hoti po thotë se AAK dhe Nisma duhet të tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thaçin. Por, para se të merret me AAK’në e Nismën, ai duhet t’iu thotë deputetëve të LDK’së që të vijnë n’Kuvend e t’votojnë rezolutën e propozuar nga vetë LDK. Përndryshe, gjithçka është hipokrizi e moralizim. /Ballkani.info/