Mushkolaj: Deputetët që paguhen 2000 euro në muaj zvarritin votimin e buxhetit që do t’ua mundësonte qytetarëve t’i marrin 170 euro

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka kritikuar deputetët e Kuvendit, të cilët nuk po e votojnë Projektligjin për ndryshim të buxhetit, në mënyrë që të mund të ekzekutohen pagesat prej 170 eurosh për punëtorët që e kanë humbur punën gjatë izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, Mushkolaj thotë se “deputetët që paguhen 2000 euro në muaj zvarritin votimin e buxhetit që do t’ua mundësonte qytetarëve t’i marrin 170 euro. Kaq për përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve që ua kanë dhënë votat”. /Ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

Deputetët që paguhen 2000 euro në muaj zvarritin votimin e buxhetit që do t’ua mundësonte qytetarëve t’i marrin 170 euro. Kaq për përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve që ua kanë dhënë votat.