Mushkolaj: Deklarata e Hazirit normale, kryeministri kalon nga zyra e LDK-së

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në raportet Vetëvendosje-LDK.

Mushkolaj në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Hazirit se “Albin Kurti kalon nga zyra e LDK-së” mund të tingëllojë si njëfarë kushtëzimi por është normale.

“Deklarata e Hazirit mund të tingëllojë si një kërcënim por është diçka normale. Natyrisht ne po flasim për një koalicion qeveritar dhe pa u pajtuar LDK-ja natyrisht se nuk mund të krijohet koalicioni”.

Ai ka thënë se nuk e sheh si një deklaratë kërcënuese pasi thotë se Haziri në vazhdim ka bërë deklarata të tilla.

“Zoti Haziri me këto deklarata po mundohet ‘me një gurë të vrasë dy zogj’. Ai do të tregojë forcën ndaj VV-së por edhe dëshiron të tregojë forcën brenda LDK-së ndaj njerëzve të ri që kanë fituar shumë vota”, tha ai.

Moshkolaj thotë se replikat që Haziri po bën me lexuesit në Facebook nuk duken aspak “institucionaliste”.

Ai thotë se edhe Isa Mustafa bëri një deklaratë se “LDK mund të shkojë në opozitë” por thotë se e përmirësoi më pas.

“Këto deklarata janë edhe një matje e pulsit të opinionit publik”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

loading…