Murphy: Kërkohet sakrificë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Dy senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, ku pas takimit me udhëheqësit politikë kosovarë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, theksuan se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë një prej çështjeve kryesore të vizitës së tyre në vendin tonë.

Senatori demokrat, Ron Johnson, në një konferencë për media, tha se një zgjidhje e dialogut mes dy palëve do të jetë çelësi i suksesit për të ardhmen e rajonit.

Ndërsa, senatori Murphy deklaroi se ekziston një marrëdhënie e veçantë mes SHBA-së dhe Kosovës, teksa shtoi se shohin një të ardhme për Kosovën që ekziston me miqtë tanë në komunitetin evropian dhe me të gjitha bizneset amerikane dhe transatlantike që mund të jenë partnerë në suksesin ekonomik të Kosovës.
Por, sipas tij, janë dy gjëra të nevojshme që kjo rilindje ekonomike të ndodhë. Ron Johnson në fund foli edhe për procesin zgjedhor të 6 tetorit, duke uruar që zgjedhjet të lira dhe demokratike.

loading…