Muriqi nuk shënon vetëm gola, kjo është distanca e përshkuar mbrëmë ndaj Denizlisporit

Fenerbahce mbrëmë mposhti Denizlisporin me rezultat 1-2 në ndeshjen, ku Vedat Muriqi shënoi golin e dytë dhe ndihmoi në të parin.

Përveç golit, sulmuesi kosovar ka bërë edhe paraqitje shumë të mirë, duke u gjendur në çdo pjesë të fushës.

Skuadra turke ka publikuar statistikat, ku Muriqi ka vrapuar 10887 metra.

Ai ka qenë i dyti me distancë më të madhe të përshkruar, 400 metra më pak se Luis Gustavo.

Nuk është hera e parë që Vedat Muriqi bën përshkuan distanca të tilla.

loading…