Muriqi i lumtur për golat e shënuar ndaj San Marinos, pas sezonit të vështirë me Lazion

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj San Marinos. Kosova triumfoi 4:1.

Sulmuesi nga Prizreni, thotë se nuk e ka pritur të shënoi katër gola por që ishin të domosdoshme për të pas fromës së kaluar te Lazio.

“Nuk e kam pritur të shënoi katër gola pasi çdo ndeshje është e vështirë. Është një ndenje jashtëzakonisht e mirë pas një viti të vështirë te Lazio dhe jam i lumtur për këto gola të shënuar. Edhe pse kemi luajtur me San Marinon na është dashur fitorja pasi kemi qenë në një seri të rezultateve jo të mira. Kemi krijuar shumë mundësi shënimi dhe kemi bërë lojë shumë të mirë”, deklaroi Muriqi.