dollarë

Murgeshat ‘djegin’ 500 mijë dollarë në kazino

Dy murgesha që punonin në një shkollë katolike në Kaliforni, kanë pranuar se kanë keqpërdorur rreth 500 mijë dollarë, në mënyrë që të luajnë në kazinotë e Las Vegasit.

Mary Kruper dhe Lana Chang vodhën paratë nga donacionet dhe pagesat e shkollimit.

Kruper ishte drejtoreshë e shkollës për 29 vjet dhe Lana mbante mësim në shkollë për 20 vjet. Ato besohet se kanë vjedhur për më shumë se dhjetë vjet.

Të dy ato janë pensionuar së fundi. Shkolla njoftoi se murgeshat shprehën ‘keqardhje të thellë’ për atë që bënë dhe se nuk do të paraqisnin ankesë kundër tyre, por vetëm do të informonin policinë lidhur me rastin.