Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka thënë se synimi kryesor i Qeverisë është shtimi i vendeve të reja të punës, e në veçanti, punësimi i të rinjve dhe grave, që çdoherë kanë qenë të nën-përfaqësuar në tregun e punës.
Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për veprimet dhe masat që janë përshirë për të arritur këtë sukses, raporton Ballkani.info.
“Për të arritur këtë, kemi ndërmarrë veprime e masa që përfshijnë: Masa 1.3 për punësimin e grave; Masa 1.4 për punësimin e rinisë; Masa 2.1 për mbështetjen e prodhuesve dhe bizneseve në pronësi të grave; Superpuna. Si dhe shumë masa tjera, rezultati i të cilave është i padiskutueshëm”, ka shkruar ai.
Murati ka treguar edhe për moshën e të rinjve që janë punësuar.
“Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën”, ka shkruar ai./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







