Ministri i Financave, Hekuran Murati, është marrë pak me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka komentuar kohen kur Hamza ka udhëhequr Bankën Qendrore dhe ka qenw ministwr i Financave, duke thënë se ai nuk e ka ndalur dinarin e në Kosovë.

Por, ky veprim Muratit i është kthyer bumerang.

Statusi i tij është vërshuar me komente kritike, duke i thënë atij se është i vogël të merret me ta.

Qytetarë të shumtë i kanë kërkuar Muratit që të shkoi në debate dhe të ballafaqohet me opozitën dhe gazetarët.

Sipas tyre, Murati nuk është në gjendje t`i përmend katër projekte kapitale në Qeverinë Kurti.

Qytetari i Agron Hodaj i ka thënë Muartit se Hamza është profesor për te.

“Minister, nashta ki inati po jepja hakin njerit haha prof eshte ai per ty”, ka shkruar Dodaj.

Një tjetër, i ka thënë Muratit se është i vogël të merret me Hamzën.

“Shume bre je i vogel ti me fol per Bedri Hamzen e leje ma me u krahasu me te. O insekt, o parazit i VV”, ka komentuar Edon Nishori.

Kurse, Mentor Beqiraj i ka thënë Muratit se ia ka futur kot.

“Ja paske fut kot minister. Prano se je kanë shumë i dobët, as çkrrep nuk mujte me ja ba per ato 654 milion. Qysh bre asnjë projekt të vetem nuk ishe në gjendje me permend? Marre bre marre”, ka shkruar ai.