Murati: Premtimet, konceptet dhe pohimet e zotit Kurti po shkrihen si fluska bore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se se Vetëvendosje dhe zoti Kurti ishin të vetmit që kanë pasur ndryshim të vazhdueshëm për të marrë pushtetin, por jo se kanë besuar në këto qëndrime.

“Premtimet, konceptet e pohimet e zotit Kurti po shkrihen si fluskat e borës në kohë të mirë në kohë të mirë kur bjen bora”, tha Murati në Kanal 10.

Tutje, Murati tha se është mirë që Kurti nuk është ai i opozitës sepse kjo do të na demtonte.

“Në disa drejtime është mirë që po ndryshon sepse vaj halli për ne nëse do të kishte qeverisë ashtu siç e bënte opozitën dhe atë çka ka folë ai, se atë çka ka folë aid he mënyrën se si e ka marrë votën ka qenë absurd”, përfundoi ai.