Murati për opozitën: Alarmonin për humbjet e Trustit, tash e pamundëson kuorumin për bordin e Trustit Pensional

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar se opozitës nuk i intereson qytetari e as shteti.

Këtë pretendim ai e bazon me atë që thotë opozita e pamundësoi kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye.

Ndërkaq Murati shton se në të kaluarën opozita alarmonte që po humbin mjetet e Trustit Pensional.

”Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit.  E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye.  Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjeter kund”, ka shkruar Murati në Facebook.