Valon Murati

Murati: ‘Ngjarja’ e dytë më e rëndësishme pas Ushtrisë sot është ‘varrimi’ i Rezolutës 1244

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se si duket, ngjarja e dytë më e rëndësishme pas krijimit të Ushtrisë, është ‘varrimi’ i Rezolutës 1244 nga serbët në veri.

Ai ka theksuar se duhet të kuptohet që Kosova është shtet i pavarur dhe ka Ushtrinë e saj, është këtu dhe nuk do të avullohet, përcjell Ballkani.info.

Por megjithatë, sipas Muratit tashmë mund të ulen të dy popujt, ai shqiptar dhe serb që të bisedojnë për zgjidhjen e problemeve reale që na mundojnë vendet tona.

Postimi i plotë:

Sot po më duket që “ngjarja” e dytë më e rëndësishme pas krijimit të ushtrisë, është “varrimi” që serbët e veriut ia bën Rezolutës 1244. Kjo ngjarje groteske, dëshmon megjithatë për një realitet këndellës tek shoqëria serbe. Kosova është e pavarur, ka ushtrinë e vet, është këtu dhe nuk do të avullohet. Kështu po krijohen kushtet që tash me u ul e bisedu për zgjidhjen e problemeve reale që na mundojnë te dy popujt dhe vendet tona. /Ballkani.info/