Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Valon Murati përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj mbledhjes së dy qeverive e cila u mbajt sot gjatë ditës në Pejë.

Sipas Muratit mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim është e rëndësishme por jo e mjaftushme.

Ai ka theksuar se ky llojë mekanizmi do të duhej të kishte buxhetë të ndarë përmes të cilit do të kishin realizuar projkete të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj.

Ja postimi I plotë:

Raporti i Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë duhet të shkojë nga partneriteti strategjik në integrim dhe nga integrimi në bashkim. Mbledhjet e dy qeverive në këtë drejtim janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Së paku, tani e tutje më nuk janë të mjaftueshme. Tani duhet të kalohet në krijimin e mekanizmave të përbashkët në mes të dy shteteve (diçka si një Komision, Këshill apo Agjenci Kombëtare me seli në Prizren ose Shkodër) me obligimin jo vetëm mbikëqyrjen e realizimit të marrëveshjeve, por edhe hartimin e të rejave, propozimet për politika e legjislacion të përbashkët. Ky mekanizëm do të duhej të kishte një buxhet përmes së cilës do të realizoheshin projekte të përbashkëta në infrastrukturë, ekonomi, diasporë, turizëm, ambient, siguri, sundim të ligjit, arsim, kulturë, sport etj. Gjithashtu do të duhej të kishte mandat që me projekte të aplikonin edhe shqiptarët nga Kosova Lindore, Mal të Zi e Maqedonia. Emërimi i sotëm i Koordinatorit për mbikëqyrjen e marrëveshjeve të dy qeverive, të shpresojmë se është hapi i parë në këtë drejtim. Krijimi i fillesave të administratës së përbashkët kombëtare është hap i rëndësishëm për tejkalimin e barrierave të interesave klanore që kanë mund të zënë vend në administratat e dy shteteve.