Hekuran Murati

Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030 janë mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive.

“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive”, ka shkruar Murati duke thënë se janë edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm.

Ministri Murati ka thënë se përmes përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”.

Ansambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.