Murati: Kosova s’duhet të mbetet peng i politikave të Serbisë

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që të mbetet peng i politkave të Beogradit.

Ai, duke folur në një intervistë për “Rrokum” ka theksuar se në bisedime me Serbinë na kanë mbetur dy probleme.

“Në bisedime me Serbinë na kanë mbetur dy probleme, për çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe për serbët në Zubin Potok, Lepsaviq dhe Zveçan, pra këto dy çështje duhet trajtuar me reciprocitet sa u përket të drejtave të tyre deri aty për t’u deklaruar për bashkim me Kosovë, përkatësisht bashkim me Serbinë të tri komunave veriore, pa futur këtu pjesën veriore të Mitrovices, sepse aty duhet kthyer shqiptarët që jane debuar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Murati.

“Pa ndodhë kjo, Kosova nuk mund të bëhet shtet funksional, sepse ne trashëgojmë Kushtetutën që del nga Pako e Ahtisaarit, e cila ju jep të drejta të mëdha pakicës serbe, dhe kështu Kosova mbetet peng i politikave të Beogradit”.