Murati i përgjigjet Ramës për mjetet e komunës: LDK-ja e propozoi këtë

Ministri i Financave, Hekuran Murati i është përgjigjur kryetari të Prishtinës, Përparim Rama i cili kërkoi që mos tu merren mjetet e pashfrytëzuara të komunës.

Murati ka thënë se kjo po bëhet në bazë të ligjit për buxhet të votuar në Kuvend, e për të cilin amandamenti i 9 i ligjit është propozuar nga LDK-së dhe me konsensus është votuar edhe nga LDK-ja.

Ai ka thënë se mjetet do të barten nga viti 2022 në vitin 2023.

“Çështja që e pashë e që paska reaguar edhe kryetari i Prishtinës, për të hyrat vetanake, kjo rregullohet me Ligjin për menxhimin e financat publikë dhe përgjegjësitë ku thuhet që të hyrat e pashpenzuara të komunave të viti paraprak barten në vitin vijues, të hyrat vetanake nga viti 2022 bartet në vitin 2023 dhe është në tërësi në përputhje me ligjin, pra ka qenë pikërisht neni 9 që është amandamentuar nga grupi I LDK-së dhe është votuar edhe nga VV-ja, pra është ligj për buxhetin e parasheh këtë që po e thotë zoti Tahiri, ne po e zbatojmë ligjin që e keni votuar ju”, ka thënë Murati.