Ministri i Financave

Murati i kërkon ambasadorit të Austrisë bashkëpunim me një kompani austriake, flasin për projekte të përbashkëta

Ministri i Financave, Hekuran Murati e priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, takim ky që siç njofton Ministria “filloi duke theksuar marrëdhënien dhe miqësinë e mirë që Kosova dhe Austria kanë ndërtuar ndër vite”.

“Përgjatë takimit, Ministri Murati theksoi mundësitë për bashkëpunim me kompanitë austriake, kompani të cilat kanë ekspertizën dhe njohuritë e nevojshme, e ku kjo pronë intelektuale e përkthyer në konteksin e Kosovës, mund të rezultojë me projekte të suksesshme në infrastrukturë, ndërtimtari, mjedis dhe fusha të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ambasadori Schnetzer përmendi disa nga projektet e përbashkëta me MFPT-në, siç janë projektet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në disa prej komunave, dhe theksoi vullnetin për të gjetur mundësi të reja bashkëpunimi në projekte infrastrukturore, njofton ministria.

“Të dyja palët mirëpritën edhe marrëveshjen bilaterale për sigurimet shoqërore që do të përmbyllet së shpejti dhe e cila do të mundësojë që të gjithë kosovarët që kanë punuar apo vazhdojnë të punojnë në Austri pas arritjes së moshës së pensionimit të marrin pensionet në vendin ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: