Murati e pranon se do të ngadalësohet rritja ekonomike, por s’tregon se do të jetë më e ulëta në një dekadë

Ministri i Financave, Hekuran Murati pret që rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2022 të jetë 5.7 për qind, ani pse Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se do të jetë më e vogla në 10 vitet e fundit dhe se do të arrijë vetëm deri 3.9 për qind.

Murati në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës e cila u mbajt të shtunën, ka deklaruar se “do të ketë rritje më të moderuar”, të ekonomisë.

“Ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar gjatë vitit 2022, andaj edhe vlerësimet e Minisrisë së Financave janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Nga parashikimet, presim që rritja reale e ekonomisë të arrijë 5.7 për qind”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, sipas raportit të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që prodhimi vendor bruto (GDP) i Kosovës të rritet për 2.8 për qind këtë vit, duke e zvogëluar për 1.7 për qind parashikimin e bërë në tetor.

Sipas tyre, kjo do të jetë rritja më e ulët ekonomike për një dekadë në Kosovë.

Rritja ekonomike e Kosovës pritet të arrijë në 3.9 për qind vitin e ardhshëm dhe në 3.5 për qind më 2027, ka bërë të ditur FMN-ja.

Për herë të fundit që FMN-ja kishte vlerësuar se Kosova kishte rritje më të vogël ekonomike ishte para dhjetë viteve, më 2012 – 1.7 për qind