Murati dhe Minxhozi diskutojnë për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ku u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  

Gjatë takimit Ministri Murati dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për  krijimin e një mekanizmi i  cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë.