Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se krijimi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti ka qenë një “lindje e vështirë”.

Sipas tij procesi i dialogut me Serbinë ka qenë kyç në rrëzimin e kësaj Qeverie vetëm pas 50 ditësh.

“Dialogu me Serbinë është injoruar më së gjati dhe disa qeveri kanë rënë për shkak të bisedimeve. Në fushatë nuk është trajtuar çështja e bisedimeve. Të gjithë e kanë ditur se puna e parë do të jenë bisedimet dhe injorimi i vazhdueshëm i këtij procesi, që s’mund të ketë stabilizim në planin ndërkombëtar, pra ky proces është injoruar nga frika preh të gjitha subjekteve politike”.

“Dialogu e ka rrëzuar Qeverinë dhe ka bërë që Kurti të krijojë rrethana që të rrëzohet. Është vetrrëzim i Kurtit se si ka ndodhur. Kjo ka ndodh pas një historie të shkarkimit të Veliut që i ka paraprirë një letër e Mustafës. Kurti nuk i është frikuar bisedime por formatit”.