Murat Boz flet rreth kurorëzimit me Asli Enverin

Eser Yenenler dhe Berfu Yıldız kanë kurorëzuar lidhjen e tyre dyvjeçare përmes një dasme të organizuar në Antalya.

Në dasmën e çiftit ishin prezent mbi 300 miq dhe familjarë, por edhe yje të botës së shoubizit turk.

Një prej tyre ishte edhe çifti i dashur për publikun shqiptar, këngëtari Murat Boz si dhe aktorja, Asli Enveri.

Dyshja janë ndalur nga gazetarët e shumtë dhe janë përgjigjur në pyetjet e tyre duke përfshirë se kur do të martohen.

“Shumë shpejt besoj që edhe ne do të martohemi”, ishte përgjigja e artistit, duke mos dhënë më shumë detaje rreth dasmës së tyre.

Ndryshe, Boz vazhdon të jetë mentor në “O Ses Turkiye” gjersa aktorja gjatë javës së kaluar ka përfunduar me xhirimet në serialin, “Istanbul Gelini”.