Munishi zgjedh fjalët e Kadri Veselit: Mos boni ciu, ciu, ciu

Ismet Munishi – i cili ishte pro anulimit të kampionatit dhe shpalljes së Ballkanit të tij kampion – ka reaguar pas lejes që Ministria e Shëndetësisë ia dha Superligës për t’i filluar fillimisht stërvitjet e pastaj edhe garat kampionale.

Munishi duke e përdorur një fjalim të Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës në mënyrë metaforike ua ka bërë me dije klubeve rivale se ekipi i tij, Ballkani, nuk do ta lëshojë vendin e parë deri në fund të kampionatit.

“Po doni futboll, komë mi ju rrasë futboll . Mos boni tani ciu ciu ciu”, ka shkruar Munishi në Facebook. Ipko Superliga pritet të fillojë garën në javën e parë të qershorit. Gara për tiull është e jashtëzakonshme në mes Ballkanit, Dritës, Gjilanit dhe Prishtinës.