Munishi: Prishtina është shtëpi e madhe

Prishtina e ka nisur edicionin e ri me fitore ndaj Dukagjinit. Ismet Munishi venturën  e tij me Prishtinën e nisi me fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 1-2.

Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Endrit Krasniqit që ishte edhe goli i parë i këtij sezoni në ligën elitare të Kosovës.Pas 13 minutave, Dukagjini realizoi golin e barazimit me anë të Januzit, goli i të cilit i dha epilogun e pjesës së parë këtij takimi.

Në pjesën e dytë Prishtina shënoi me anë të Muhamed Useinit në minutën e 85’të.Pas ndeshjes Ismet Munishi për “ArtSport” tha se ishte një ndeshje e vështirë, kurse për skeptikët deklaroi se Prishtina është shtëpi e madhe.

“Ishte ndeshje e vështirë, kundërshtari shumë i fortë ndeshje e luftuar nga dy palët. Më vjen mirë që me një ekip të ri të komponuar të mposhtim një kundërshtar tejet cilësor, ju them se Prishtina është shtëpi e madhe”, deklaroi Munishi.