Munishi i drejtohet Challandesit e FFK-së: “Suksese, por kam shumë dyshime në qasjen tuaj”

Mirlind Daku është emri që është përmendur me së shumti ditëve të fundit, i cili përkundër 25 golave në Superligë, nuk mori ftesë nga trajneri, Bernard Challandes për ta përfaqësuar Kosovën.

Pasi reagoi vet sulmuesi, i radhës që ka bërë një gjë të tillë të martën mbrëma është ish trajneri i Dakut, Ismet Munishi.

Ai ka publikuar rezultatet negative të ‘Dardanëve’ që nga viti 2019, teksa thotë se nuk po i pëlqen aspak qasja e FFK-së dhe Challandes, që vazhdimisht po e injorojnë Superligën.

Postimi i Munishit në Facebook pa ndërhyrje:

Sikur me Mirlind Dakun sikur pa Mirlind Dakun .

Si me 2 ose 3 lojtar te super liges rezultate ma te dobta nuk kishim mujtë me pasë zotëri të nderuar.

Kombëtarja duhet ti sherbej kombit , ta nderoj kombin dhe ta promovoj kombin , e jo ndryshe.

Eshte derdhë shumë djers e shumë sakrific e madhe eshte bo nga njerzit dhe liga e Kosoves që tash po injorohen totalisht.

Shumë suksese por me kete qasje që kini kam shumë dyshime.

#Unë Biri Yt Kosovë#