Munishi gjobitet me 500 euro, Duro me 300 euro për deklarata dhënë në media e postime në rrjete sociale

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është gjobitur me 500 euro, ndërsa ai i Feronikelit, Klodian Duro me 300 euro, nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Munishi është gjobitur për deklarata dhënë në media e po ashtu për një postim në rrjete sociale. Ndërkohë Duro është gjobitur për deklaratën dhënë në media, kanë njoftuar burime të KOHËS brenda FFK-së.