Munihu i bën bashkë Thaçin dhe Metën, pas përplasjeve për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook është shfaqur me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tranmeton Ballkani.info

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH”

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2473750866028591/?type=3&theater