Shteti duhet të përkujdeset dhe mirëmbajë lapidaret e dëshmorëve, por në Kosovë nuk po ndodh kështu.

Në mungesë të ‘dorës’ së shtetit, për mirëmbajtjen e lapidarit të dëshmorit, Rafet Isufi, nga Kamenica, për këtë është përkujdesur vet djali i tij i cili është mbështetur nga një kompani private.

Një ditë pasi u pastrua përreth dhe u kryen disa pune teknike, sot u shtrua një shtesë asfalti pranë lapidarit.

E për këtë Besian Isufi, ka falënderuar kompaninë që ka shtruar asfaltimin te lapidari i babit të tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë kur institucionet gjegjëse nuk përkujdesen për lapidaret e dëshmorëve.