Mungoi në seancën për politikë të jashtme, kryeministri Kurti niset për vizitë zyrtare në Norvegji

Sot debati parlamentar për politikën e jashtme, është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë. Pas pak minutash, zyra e kryeministrit të Kosovës doli me njoftim se Kurti ka udhëtuar drejt Norvegjisë, transmeton Reporteri.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze.