Banorët e fshatit Bibaj të Komunës së Ferizajt, do të organizojnë nesër protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, që po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.
Protesta fillon në orën 15:00, në kryqëzimin e rrugëve “Avdi Shaqiri” dhe “Engjull Zefi” në Bibaj.
“Protesta do të përfshijë bllokimin e rrugës kryesore. Kjo iniciativë ka për qëllim të shprehë shqetësimin dhe kërkesën për zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e banorëve.
Kosova ditëve të fundit po përballet më reduktime të ashpra të rrymës, derisa Ferizaj është qyteti me goditur në vend nga këto reduktime. /Ballkani.info/







