Dokument

Mungesa e printerit lë jashtë funskioni zyrën postare në Obiliq

Besoni ose jo, për një printer që nuk është në funksion, zyra postare në Obiliq është jashtë funksionit dhe nuk mund të kryhen shërbime. Mund të tingllojë banale, por për një printer, askush nuk mund të merrë shërbime të institucionit postar.

Ballkani.info ka siguruar një e-mail që e ka dërguar Selman Babaj, që është kordinator regjional në Postën e Kosovës, duke shprehur shqetësimin se zyra postare nuk është funskionale shkaku i printerit.

“Të nderuar, ju lutem që të trajtohet rasti i problemit me printer të zyrës postare Kastriot _02 pasi që kjo zyre nga data 01.11.2023 në mungesë të printerit është jashtë funskioni”, është e-mail që mban datën 15 nëntor 2023.

E-maili iu është dërguar Vesa Maqanit, Fellanza Krajkovës dhe Ragip Sogianit dhe UD drejtoresha e Operativës, Saranda Ademi, për të marrë masa, por printeri nuk është rregulluar, që mund të jetë një kosto e papërfillshme për Postën e Kosovës./Ballkani.info/