Mungesa e letrës së tualetit i bashkon dy të rinj

Romanca mund të jetë gjëja e fundit që mund t’iu bie në mend njerëzve që përballen me koronavirusin. Megjithatë, dy të rinj japonezë e kanë filluar një lidhje falë krizës së shkaktuar nga ky virus.

Në Twitter, një vajzë japoneze tregoi si është takuar me një djalë me të cilin u njoftua gjatë kohës kur po blinin shumë letër tualeti për shkak të koronavirusit.

Ajo ishte duke i paguar letrat që i kishte blerë, kur e kishte dëgjuar djalin duke iu ankuar shitësit se nuk po gjente letra tualeti. Duke dashur që ta ndihmonte, ajo ia ofroi djalit disa copa letre, madje më shumë sesa i nevojiteshin atij.

Djali i mori disa prej tyre, por jo të gjitha, pasi i tha vajzës se jeton i vetëm dhe nuk ka nevojë për shumë letra.

Për fat të mirë, ata i shkëmbyen informatat kontaktuese dhe filluan t’i shkruan njëri-tjetrit në aplikacionin Line.

Djali më vonë propozoi që vajza të dilte në darkë me të si shenjë falënderimi. Pas njoftimit për fillimin e lidhjes së tyre, shumë njerëz i uruan ata në internet.