Ambasadori në Izrael

Mungesa e ambasadorit, Kosova shpërfill SHBA-në e Izraelin?

Garantues i lidhjes së raporteve mes tyre qe hiç më pak se numri një i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Por, marrëdhënia diplomatike e Kosovës e Izraelit nga shtatori i 2020-ës, mbeti disi gjysmake nga njëra palë.

Ndryshe nga shteti izraelit Kosova nuk emëroi ambasador në Jerusalem por vetëm të ngarkuarën më punë Ines Demiri, gjë që po konsiderohet shkelje e ujdisë nga Prishtina.

Kritika për papërgjegjshmëri nga diplomacia kosovare, ka LDK-ja opozitare.

E dikush që njeh mirë Lindjen e Mesme, vlerëson se raportet e vendosura nga Demiri, janë të qëndrueshme.

Nga dikasteri qeveritar për diplomaci nuk kthyen përgjigje për këtë temë, por Kosova vlerësohet se nuk duhet të bie pre e presionit nga palë të treta që kërkojnë zhvendosjen e ambasadës nga Jerusalemi në Tel-Aviv.

VIDEO BONUS: