Arjan Tase

Mundi drejtësinë për 1 muaj, si u kthye në polici autori tragjedisë

Arjan Tase arriti të mundë sistemin e drejtësisë prokurorinë dhe policinë në vetëm një muaj.

Në territorin që ai mbulonte si shef komisariati në datën 3 tetor gjatë një monitorimi me avion të Guardia Di Finanza u pikas një parcelë me 6690 rrënjë kanabis.

Droga ishte e mbjellë në zonën e Vranishtit pjesë e bashkisë së Himarës.

Por prokuroria e Vlorës për shkak të disa veprime të tjera hetimore me datë 13 dhjetor 2020 vendosi të kryejë arrestime dhe ndalime për këtë operacion.

Me vendimin të gjykatës së Vlorës numër 299 datë 13 dhjetor për Arjna Tase është caktuar masa e sigurimit personal pezullim të ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik.

Mbi të ishte ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës pasi nuk kishte marrë masa që trafikantët të mbillnin drogë.

Këtu fillon edhe kapitullimi i sistemit të drejtësisë në këtë çështje.

Gjykata e Apelit Vlorë vetëm 23 ditë më vonë në datën 6 janar 2021 ndryshon vendimin për Arjan Tasen.

Sipas vendimit numër 60 të kësaj date ndaj shefit të komisariatit të Himarës është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.

Mbi këtë vendim është ndërprerë edhe pezullimi disiplinor i Arjan Tases nga policia dhe më pas ai është rikthyer në detyrë sërish.

Sipas burimeve, në këtë kjo dosje u hetua nga ish prokurori Maksim Sota , i cili u arrestua në korrik të 2021 gjatë operacionin “shpirti”.

Sipas SPAK ai kishte ndihmuar trafikantët e kanabisit në qytetin e Vlorës.

Në këtë kohë policia e shtetit drejtohej nga Ardi Veliu.

Pavarësisht vendimit të gjykatës ish drejtori i përgjithshëm Veliu mund të kishte përdorur mekanizma të tjera që ia njeh ligji për ta mbajtur të paktën të pezulluar Arjan Tasen.

Me këto zhvillime brenda një muaji fati i hetimeve për Arjan tasen dukej i vendosur .

Në prill të 2021 prokuroria e Vlorës dërgon dosjen në gjykatë për gjykim dhe në 40 personat e arrestuar apo të cilët ishin nën hetim mungonte vetëm emri i Arjan Tases.

Për të prokuroria e Vlorës sipas hetimeve kishte kërkuar pushimin e çështje.